Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në vendin tonë nga 10 deri më 23 korrik kanë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19.
IKSHPK njofton se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.
Më tej, IKSHPK thotë se COVID-19 më 5 maj ishte deklaruar si emergjencë globale shëndetësore nga OBSH, por që në disa vende ka pasur raste të reja, duke përfshirë edhe vendin tonë.
“Më 5 maj 2023, OBSH e ka deklaruar fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore. Megjithatë, vende të ndryshme të botës dhe kontinentit evropian kanë regjistruar së fundi raste të reja të COVID-19, ndonëse intensiteti i tyre nuk ka reflektuar me rritje të shtrimeve në spitale apo ngarkesa të tjera të theksuara shëndetësore”.
Hapat që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten dhe të tjerët përfshijnë:
-Praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive;
-Qëndrimin në ajër të pastër;
-Kërkimin e kujdesit shëndetësor për testim ose trajtim nëse keni shenja apo faktorë rreziku për sëmundje të rëndë;
– Vaksinimi me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur;
-Përditësimin me informacione rreth situatës me COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera