Mundësitë për t’u prekur nga infeksionet ushqimore tek femijet janë shumë të larta sepse jo gjithmonë aspekti i ushqimit shfaq potencialin e problemit. Shpesh prezenca e mikroorganizmave te rrezikshme nuk eshte aq e qartë.
Ushqimet e kontaminuara mund të mbajnë të njëjtat karakteristika te ngjyrave si dhe aromë apo shije të njëjtë me ushqimet bio. Konsumimi në sasi të konsiderueshme i ushqimeve të kontaminuara, ndikon në rritjen e rreziqeve për t’u prekur nga infeksionet e ndryshme.
Ja disa këshilla per mbrojtur femijet tuaj:
– Kujdesuni në mënyrë të veçantë për higjenën e duarve
– Gatuajini mire ushqimet dhe mundohuni ti gatuani në temperaturen 70 gradë
– Ushqimet e gatuara duhet të konsumohen menjëherë
– Konservoni në frigorifer ushqimet e gatuara
– Nëse doni të konservoni ushqime të gatuara për shumë ditë futini në akull
– Ngrohijini ato në temperaturë të lartë, përpara se t’i konsumoni
– Jepini femijes ujë te marre gjithmonë me vete për ta konsumuar gjatë ditës.