Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratat me dhjetë Organizata Joqeveritare (OJQ) që kanë përfituar nga mbështetja financiare sipas thirrjes publike “Promovimi i Shëndetit Mendor, Promovimi dhe Parandalimi i Sëmundjeve Infektive HIV dhe TB, si dhe fuqizimi i të rinjve për një jetë të shëndetshme”.
OJQ-të do të zhvillojnë aktivitete parandaluese, promovuese, edukative dhe avokuese, sipas objektivave specifike, si:
-Promovimi i shëndetit mendor dhe parandalimi i çrregullimeve mendore;
-Mbajtja e prevalencës së ulët të HIV-it në mesin e popullatave kyçe dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së personave të prekur nga HIV-i në Kosovë;
-Forcimi dhe avokimi për sëmundjen e Tuberkulozit (TB) në komunitet;
-Fuqizimi i të rinjve me shkathtësi jetësore për një jetë të suksesshme dhe të mirëqenë përmes edukimit joformal dhe aktiviteteve vetëdijësuese.
Shuma e përgjithshme e mjeteve të ndara për zbatimin e projekteve nga OJQ-të është 132 mijë e 975 euro