Gjenden të fshehura 130 paketime të barnave të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë.
Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll sot në një barnatore në Prishtinë.
Në këtë barnatore janë gjetur 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.
Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës është inicuar procedura kundërvajtës, raporton sinjali.
“Në Prishtinë, Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencë të barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore. Si rezultat, janë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Doganës.