Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Secili person ka preferencat e tij se si duhet të pozicionohet për të fjetur. Por a duhet të ndryshojnë pozicionet ata persona që flenë në stomak dhe anash për të mbrojtur lëkurën e tyre?

Sipas një mori postimesh në TikTok, mënyra se si një person fle mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të rrudhave.

Ideja është se vendosja e fytyrës mbi një jastëk – mund të shkaktojë grumbullimin e lëkurës. Kjo mund të çojë në linja ose rrudha shtesë të padëshiruara në njërën anë të fytyrës së dikujt.

“Ju në fakt mund të zhvilloni rrudha për shkak të mënyrës se si flini, të quajtura linja gjumi”, tha Lindsey Zubritsky, në një video. “Kjo është për shkak të presionit dhe gravitetit të vazhdueshëm, ndërsa fytyra juaj përplaset me atë jastëk gjatë gjithë natës”.

Por a mund të zhvillojmë me të vërtet rrudha nëse flemë në krah dhe në stomak. Ndonëse TikToku është mbushur me pretendime të shumta, dermatologët pajtohen se ka disa të vërteta në këto pretendime.

“Nëse flini vazhdimisht në një pozicion të ngjashëm në anën tuaj – gjë që shumica e njerëzve kanë tendencë ta bëjnë – ju po e shtypni atë anë të fytyrës për shtatë ose tetë orë në ditë”, tha për Health, dermatologut Ife J. Rodney.

Si ndikon në lëkurën tuaj gjumi në krah ose në stomak?

Siç u diskutua në TikTok, lidhja midis rrudhave dhe gjumit ka të bëjë me të vërtetë në presionin fizik të vendosur në fytyrë ndërsa një person fle, ranë dakord ekspertët.

Ndërsa graviteti është forca e vetme që vepron në fytyrën e dikujt ndërsa flenë në shpinë, njerëzit që flenë në krah ose në stomak përjetojnë forca të ngjeshjes dhe stresit midis fytyrës dhe jastëkut. Kjo forcë e shtuar mund të krijojë më shumë rrudha.

Nëse e bëni këtë në mënyrë të përsëritur, me kalimin e kohës, mund të shkaktojë më shumë linja të gdhendura ose rrudha”, tha Cindy Wassef, asistent profesoreshë në departamentin e dermatologjisë në Shkollën Mjekësore Rutgers Robert Wood Johnson.

Por jo të gjitha rrudhat krijohen nga gjumi.

“Rrudhat shkaktohen nga disa [faktorë]—lëvizjet e përsëritura, ekspozimi ndaj diellit, gjenetika, ushqimi dhe faktorë të mjedisit si ndotja”, tha dermatologu Gary Goldenberg.

“Megjithatë, kam parë asimetri në rrudhat e pacientëve dhe pacientët betohen se kanë vija më të thella në anën ku flenë”.

Pavarësisht se si formohen, shtoi Rodney, të gjitha rrudhat ose linjat e gjumit priren të përkeqësohen me kalimin e moshës. Elasticiteti është i nevojshëm që lëkura të kthehet në formën e saj origjinale pasi të jetë shtrirë në një farë mase – kjo dobësohet me kalimin e kohës.

A duhet të filloni të flini në shpinë?

Hulumtimet sugjerojnë se fjetja në krah është pozicioni më i zakonshëm i gjumit dhe mendohet se është një nga pozicionet më të mira për cilësinë e gjumit. Duke pasur parasysh se ka shumë faktorë që kontribuojnë në rrudhat (dhe se rrudhat nuk janë të rrezikshme për shëndetin), nuk ka asnjë arsye që një person të ndryshojë pozicionin e tij të gjumit nëse nuk dëshiron.

Megjithatë, nëse jeni të shqetësuar për rrudhat, është e mundur të kaloni nga gjumi në krah ose në stomak në gjumin me shpinë, tha W. Christopher Winter, neurolog dhe ekspert i mjekësisë së gjumit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë