Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Inteligjenca Artificiale që mund të gjenerojë video, të përkthejë gjuhë të huaja në kohë rekord apo të shkruajë kode kompjuterike, mund të jetë duke e ndryshuar botën. Por, mund të jetë Inteligjenca Artificiale, në të vërtetë inteligjente?

Përgjigja, sipas hipotezës së mishërimit, është jo. Sipas kësaj hipoteze, inteligjenca e nivelit njerëzor mund të shfaqet vetëm nëse një inteligjencë është në gjendje të ndiejë dhe të lundrojë një mjedis fizik, në të njëjtën mënyrë që bëjnë bebet.

Sipas kësaj teorie, mënyra e vetme për të pas IA që zhvillon inteligjencë të vërtetë është duke i dhënë një trup dhe aftësinë për të lëvizur dhe përjetuar botën.

Në krahasim me IA vetëm digjitale, mund të jenë të shkëlqyera për detyra të ngushta, por ato gjithmonë do të arrijnë një tavan inteligjence.

“Sistemet e Inteligjencës Artificiale që nuk kanë mishërim fizik nuk mund të jenë kurrë vërtet inteligjente,” tha për Freethink Akshara Rai, shkencëtare kërkimore në Meta.

“Për të kuptuar plotësisht botën, është thelbësore të ndërveprosh me të dhe të vëzhgosh rezultatet e atyre ndërveprimeve.”

Youtube

Arkiva

Kategoritë