Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë duhet të dini para se të filloni të bashkëjetoni me partner?

Bashkëjetesa me partner para martesës, nuk është e rrallë në vendin tonë. Ciftet e reja, po preferojnë të kalojnë kohë së bashku dhe të jetojnë nën të njëjtën çati, derisa të vjen koha për të kurorëzuar dashurinë e tyre.
Janë disa gjëra që ju duhet t’i dini përpara se të filloni të jetoni së bashku me të dashurin apo të dashurën.
Përpara se të filloni bashkëjetesën duhet të diskutoni për planet që keni, në mënyrë që të dini pikëpamjet që ka partneri mbi të ardhmen tuaj.
Një tjetër problematikë që ju duhet me patjetër ta diskutoni lidhet me të ardhurat. Madje financat, janë një prej gjërave më të rëndësishme që ju duhet t’i diskutoni para se të filloni të ndani të njëjtën hapësirë.
Jetesa bashkë ka edhe sfidat e veta. Një prej tyre është edhe kujdesi për shtëpinë dhe përgatitja e ushqimit. Përpara se të filloni bashkëjetesën, bisedoni edhe për rolet që do i keni në shtëpi, pra kush do të pastrojë e kush do të gatuaj. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë