Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Skenderaj shënon Ditën e Çlirimit, zbulohet shtatorja e Leotrimit

Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt zbulohet shtatorja e 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se shtatorja është bërë gati për “Ditën e Çlirimit”. “Nga një lule për mirëseardhjen e Leotrimit, nesër në Ditën e Çlirimit!”, ka shkruar Nura në “Facebook”.

Zbulimi i shtatores është paraparë të mbahet në 13:30 në oborrin e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” afër sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj.

Leotrim Ahmeti si 7-vjeçar vdiq më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros. Tetë muaj pas vrasjes së Leutrimit, si luftëtar ra dëshmor edhe babai i tij Malush Ahmeti.

Sot mbushen 25 vite nga çlirimi i Skenderajt nga forcat e armatosura serbe. Për të shënuar këtë ditë komuna e Skenderajt ka organizuar homazhe në Komplëeksin përkujtimor  “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në Marinë.

Do të mbahet një seancë solemne në Kuvendin e Komunës së Skenderajt.

Do të mbahet një Akademi përkujtimore për të nderuar dëshmorët dhe martirët e kësaj komune.

Gjithashtu, do të hapet një ekspozitë dhe  do të mbahet një koncert festiv për fëmijët.

Më 12 qershor shënohet përvjetori i hyrjes së forcave e NATO-s në Kosovë, ndërsa bombardimet kundër Serbisë kishin nisur më 24 mars 1999.

Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Pas bombave të hedhura nga forcat aleate për njëmbëdhjetë javë rresht, Serbia u detyrua t’i japë fund spastrimin etnik dhe t’i largojë forcat  policore dhe ushtarake nga Kosova, duke mundësuar kështu kthimin e refugjatëve kosovarë në vendlindje, përkohësisht të strehuar e të mirëpritur në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në vende të ndryshme të botës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë