Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shumë shpejt marrëveshja e bashkëpunimit për ndërtimin e objektit për degën e Farmacisë

Së shpejti pritet marrëveshja e bashkëpunimit për ndërtimin e objektit për degën e Farmacisë

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi, Ushtruesin e Detyrës së Dekanit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Prof. Ass. Dr. Fatos Sada dhe Drejtorin e ShSKUK-së, Z. Elvir Azizi.

Gjatë takimit, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Dr. Qerimi dhe U.D. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Sada, i dorëzuan Ministrit kërkesën për lejimin e shfrytëzimit të hapësirës brenda QKUK-së për ndërtimin e objektit për degën e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar dhe dakorduar që të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do të rregulloj punën e integruar të stafit akademik brenda dy institucioneve gjegjëse (FM-UPHP dhe SHSKUK-së).

Youtube

Arkiva

Kategoritë