Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjithnjë e më shumë të rinj preken nga kanceri – Dieta është një nga arsyet

Gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri dhe numri i rasteve po rritet dy herë më shpejt tek ata nën 50 vjeç, sipas hulumtimit të kryer nga shkencëtarët në Britaninë e Madhe. Provat e reja tregojnë se rritja e kancerit është e lidhur me bakteret e dëmshme në zorrë dhe inflamacionin kronik të shkaktuar nga dieta, raporton Times.

Shkalla e kancerit në mesin e britanikëve të moshës 25 deri në 50 vjeç është rritur me 24 për qind që nga viti 1990, një rritje më e madhe se në çdo grupmoshë tjetër.

Hulumtimi tregoi gjithashtu se kjo përqindje do të rritet deri në vitin 2040.

Rritja e dytë më e madhe e regjistruar në numrin e pacientëve, 16 për qind, është shënuar te moshat nën 25 vjeç, ndërsa rritja më e vogël, 10 për qind, është tek ata mbi 75 vjeç. Ekspertët vlerësojnë se një faktor i ri rreziku për kancerin është ndryshimi i dietës në 30 deri në 40 vitet e fundit, siç është përdorimi i ëmbëltuesve në ushqimet e përpunuara.

Të dhënat u publikuan nga Cancer Research UK, organizata më e madhe e pavarur e kërkimit të kancerit në botë, në takimin e Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO) në Çikago.

Në konferencë u konstatua se pacientët në fazën fillestare të kancerit të zorrës së trashë kanë më shumë baktere të dëmshme të zorrëve, gjë që lidhet me dietën e dobët dhe ushqimin e përpunuar.

Këto baktere mund të çojnë në inflamacion kronik ose mutacione në ADN, të cilat shkaktojnë formimin e tumoreve.

Shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Ohajos zbuluan gjithashtu se njerëzit nën moshën 50 vjeç me kancer të zorrës së trashë kishin qeliza që dukeshin 15 vjet më të vjetra se mosha e tyre aktuale, potencialisht për shkak të dëmtimit nga inflamacioni afatgjatë i lidhur me bakteret e dëmshme të zorrëve./abcnews.al

Youtube

Arkiva

Kategoritë