Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Njihuni me produktin e ri që stimulon trurin tuaj për të reduktuar dhimbjet premenstruale

Një kompani neuroshkencash në Mbretërinë e Bashkuar po propozon një pajisje të parë në llojin e saj për të luftuar dhimbjet premenstruale.

Shiriti i kokës, i quajtur “Nettle”, administron impulse elektrike me rrymë të ulët në pjesë të veçanta të trurit që merren me dhimbjen dhe rregullimin e humorit, raporton Euronews Health.

Samphire Neuroscience, kompania pas Nettle, po synon vajzat dhe gratë me sindromën pre-menstruale (PMS) ose çrregullime të rënda disforike premenstrual.

Të dyja gjendjet përfshijnë simptomat si luhatjet e humorit, depresionin dhe lodhjen që shfaqen në ditët para fillimit të menstruacioneve, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS).

Emilė Radyte, neuroshkencëtare dhe bashkëthemeluese e Samphire Neuroscience, tha se idenë e mori nga përvojat e saj me sindromën premenstruale (PMS) dhe duke studiuar depresionin.

“Dhimbja premenstruale është kaq e përhapur dhe kaq e neglizhuar, kështu që doja të dija për neuroshkencën e saj dhe të sillja diçka në këtë treg që është deri më tani e paparë,” shtoi ajo.

Radyte tha se ato që morën pjesë në provat e tyre klinike panë përfitimet nëse e përdornin për të paktën 20 minuta disa ditë para fillimit të ciklit menstrual.

Mes tjerash, Radyte tha se vërtetimi mjekësor për Nettle është kryer dhe ajo do të hyjë në tregun e BE-së më vonë këtë vit si një pajisje mjekësore e klasës 2.  Një opsion për ta marrë këtë pajisje do të ishte nëpërmjet mjekut tuaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë