Pirja e alkoolit, qoftë edhe në sasi të vogla, rrit rrezikun e kancerit të gjirit, kanceri më i zakonshëm në mesin e grave evropiane.
Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek gratë dhe konsumimi i alkoolit është një faktor rreziku kryesor për të, ka shkruan burimi Euronews Health.
“Është koha që të gjithë të pranojnë se alkooli është një faktor kryesor rreziku për kancerin e gjirit”, tha Dr. Hans Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Evropën.
Hulumtimet tregojnë se nuk ka sasi “të sigurt” të pijeve alkoolike dhe madje një sasi e vogël alkooli lidhet me një rrezik të shtuar të kancerit të gjirit tek gratë.
Por gati 80 për qind e grave të anketuara në 14 vende evropiane nuk ishin në dijeni të këtij rreziku, tregoi një studim i fundit, pavarësisht nga më shumë se 600,000 rastet e kancerit të gjirit që u diagnostikuan në vitin 2022 në Evropë.
“Duke marrë parasysh që Evropa ka nivelet më të larta të pijeve në botë, zvogëlimi ose kufizimi i konsumit tonë të alkoolit është një vend i mrekullueshëm për të filluar për të reduktuar dëmet dhe për t’i dhënë përparësi shëndetit,” shtoi Kluge.
Gratë që pinë tre pije alkoolike në javë kanë një rrezik 15 për qind më të lartë të kancerit të gjirit në krahasim me ato që nuk pinë, sipas shoqatës Breastcancer.org.
Në Evropë, kanceri i gjirit përfaqëson 66 për qind të kancereve të lidhura me alkoolin tek gratë.