Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën.
Nga dielli e vapa përvëluese kalojmë tek i ftohti, të gjitha këto ndryshime kanë ndikimin e tyre tek shëndeti i lëkurës.
Si çdo organ në trupin tuaj, edhe lëkura kërkon ushqyesit e nevojshëm që të kryejë siç duhet funksionin e saj.about:blank
Duke nisur nga aknet e deri tek problemet më serioze si ekzema apo psoriaza, e kanë fillimin tek kujdesi ndaj lëkurës.
Një nga ushqyesit më të mirë natyral për lëkurën gjendet në frigoriferin tuaj.
E bardha e vezës përmban rreth 4g proteina dhe plot vitamina dhe minerale si kalciumi, magnezi, dhe folate.
Të gjithë këto ushqyes pasurojnë me vlera çdo tip lëkure.about:blank
Nga trajtimi i rrudhave e deri tek poret e zmadhuara, e bardha e vezës është zgjidhja perfekte.
Ja tre maska të ndryshme për çdo problem që mund të keni.
Për lëkurë të yndyrshme
1 e bardhë veze
Gjysmë limoni i shtrydhur
1 lugë çaji me mjaltë
Përzjejini të gjithë përbërësit në një tas dhe lyeni fytyrën tuaj.
Lëreni maskën të thahet në lëkurë për 15-20 minuta dhe më pas laheni me ujë të vakët.
Lëngu i limonit do të balancojë prodhimin e yndyrës e ndërsa aftësitë antibakteriale të mjaltit qetësojnë aknet.
Trajtimi Pastrues
1 e bardhë veze
1 lugë gjelle me sheqer
2 lugë çaji me niseshte
Bashkojini përbërësit dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën për 15-20 minuta sa të thahet plotësisht.