Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Hidratim dhe ushtrime: Çfarë duhet të pini gjatë një stërvitje

Deri në 60% e trupit tuaj është i përbërë nga uji. Dhe kur stërviteni, mund të humbni shumë ujë.

Pirja e ujit ndihmon në funksionimin e kyçeve dhe indeve të trupit, rregullon temperaturën e trupit dhe transporton lëndët ushqyese. Por disa prej nesh nuk pinë ujë  mjaftueshëm.

Ja çfarë duhet të dini përpara se të zgjidhni pijen perfekte për t’ju mbajtur të hidratuar gjatë stërvitjes suaj të ardhshme.

Zgjidhni pijen e duhur

Ndonjëherë zgjidhja më e thjeshtë është më e mira, dhe kjo është e vërtetë kur zgjidhni një pije për stërvitje. Atëherë uji pas stërvitjes është i mirë. Por nëse stërvitja juaj është më intensive dhe kaloni më shumë se tre orë atëherë duhet të zgjidhni qumësht me çokollatë.

“Qumështi me çokollatë ka natrium dhe kalcium, të cilat ne i humbasim kur djersitemi. Ka gjithashtu karbohidrate për t’u furnizuar me energji, dhe proteina ”, thonë studiuesit.

Nëse qumështi ose uji nuk janë preferenca juaj, uji i kokosit ose pije të tjera janë në rregull.

Konsumoni sasinë e duhur

Nuk ka një sasi të caktuar uji që duhet të konsumoni gjatë stërvitjes, por ka mënyra për të llogaritur shkallën tuaj të djersës, të cilat përfshijnë peshimin para dhe pasi ushtroheni dhe bëni disa llogaritje.

Mos pini shumë

Është më shumë rrezik gjatë maratonave dhe triatloneve. Atletët që konsumojnë shumë, por jo mjaftueshëm natrium mund të zhvillojnë një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën e quajtur hiponatremia. Simptomat e hiponatremisë përfshijnë:

  • Nauze ose të vjella
  • Dhimbje koke, konfuzion ose lodhje
  • Presioni i ulët i gjakut
  • Humbje energjie
  • Dobësi muskulore, dridhje ose ngërçe
  • Konvulsione ose koma
  • Shqetësim

“Paketoni” disa proteina dhe karbohidrate

Ndërsa stërvitja është e mirë për ju, është e zakonshme të pësoni dëmtime të vogla të qelizave ose indeve . Për shkak se shpenzoni energji të konsiderueshme kur ushtroni, ju nevojiten tre herë më shumë karbohidrate sesa proteina, kështu që studiuesit rekomandojnë qumështin si një zëvendësues të lëngshëm.

Njihuni me rreziqet e dehidrimit

Shumë probleme mund të shkaktohen nga mos pirja e mjaftueshme e ujit. Ndoshta një nga më të zakonshmet është lodhja. Nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, atëherë “gjaku juaj bëhet më i trashë nga përmbajtja e pakët e ujit dhe zemra duhet të punojë më shumë, që do të thotë se lodheni.

Pini para dhe gjatë stërvitjes

Pini lëngje para se të filloni të ushtroheni, veçanërisht nëse jeni duke bërë diçka që kërkon shumë qëndrueshmëri. Duhet të filloni të pini rreth një orë e gjysmë deri në dy orë përpara se të filloni.Gjithashtu, pirja e lëngjeve gjatë një stërvitje është një ide e mirë.

Ushtrimet sjellin shumë përfitime për trupin tonë, por dehidratimi është një nga efektet anësore. Është thelbësore të jeni të hidratuar gjatë gjithë kohës, veçanërisht kur ushtroheni.

Konsumimi i lëngjeve është çelësi për parandalimin e dehidrimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë