Një 17- vjeçare në Arizona të Shteteve të Bashkuara ka mbrojtur me sukses disertacionin e saj në dhjetor, duke u bërë studentja më e re në moshë që merr titullin “doktor”.
Në moshën kur shumica e nxënësve janë akoma në shkollë fillore, Dorothy Jean Tillman u regjistrua në Kolegjin Lake County, ku diplomoi për psikologji, më 2016.
Tillman mori diplomë në shkencat humane në Kolegjin Excelsior në Nju Jork, më 2018.
Dy vjet më pas, ajo vijoi studimet master të shkencave në Kolegjin Unity, për të vijuar me doktoraturë në Programin e Menaxhimit të Shëndetit të Sjelljes në Arizona.
Të gjithë profesorët janë befasuar nga aftësitë e saj të jashtëzakonshme, teksa studentja ia dedikon suksesin gjyshes së saj.
Ndonëse nuk shijoi një fëmijëri sikur të gjithë të tjerët që luanin dhe vallëzonin, Dorothy është krenare me arritjet.
Ajo tha se planet e saj përfshijnë angazhime në të folurit në publik dhe mbledhje fondesh për kampin, të cilin Tillman tha se shpreson t’i japë ekskluzivitet një ditë.