Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dietologët tregojnë se a shkakton inflamacion sheqeri që gjendet në fruta

Ekspertët shëndetësorë kanë treguar se konsumimi i frutave nuk shkakton inflamacion kronik sepse ato përmbajnë sheqer natyral.

Ndërsa inflamacionet kronike, çdo ditë e më shumë po bëhen shqetësim për njerëzit, dietologët po këshillojnë që të konsumohen sa më shumë ushqime të shëndetshme, si frutat e perimet, në mënyrë që organizmi të mos pësojë inflamacion nga ushqimet e pashëndetshme, shkruan EatingWell.

“Mënyra e të ngrënit shëndetshëm, duke konsumuar fruta e perime ndihmon kundër inflamacionit pasi këto ushqime përmbajnë antioksidantë. Nëse ju shqetëson sheqeri natyral që gjendet në to, shoqërojini me ushqime që përmbajnë proteinë dhe yndyra të shëndetshme, gjë që ndihmon organizmin të absorbojë sheqerin më ngadalë”, ka thënë dietologia Erin Palinski-Wade nga New Jeresy, SHBA.

Ndërkohë ajo ka treguar se sheqernat industriale janë ata që shkaktojnë inflamacionin. Këto sheqerna vijnë në forma të ndryshme të shtesave si ëmbëltues artificialë, të cilët shtohen në ushqimet e procesuara, si shkopinjtë, patatinat, biskotat, lëngjet e frutave e shumë ushqime që tjera që gjenden në markete.

Sheqeri që gjendet në fruta është natyral dhe nuk mund të shkaktojë inflamacion. Erin ka shpjeguar gjithashtu se inflamacionet kronike nuk ndodhin brenda natës, por ndodhin duke konsumuar ushqim të procesuar apo industrial në baza ditore.

Një studim që është bërë në vitin 2022 ka konfirmuar se ushqimet me vlera ushqyese si frutat e perimet, të cilët përmbajnë antiinflamatorë të fuqishëm, duhet të konsumohen në baza ditore në mënyrë që të parandalohen inflamacionet kronike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë