Përzgjedhur në kategorine e “MEDICAL” ne “Awards Business Trend Kosova 2024”
Pinea Medical Center shënon një hap të rëndësishëm përpara në kujdesin shëndetësor në Kosovë, duke sjellë për herë të parë një Institucion laboratorik Evropian në vend. Kjo qendër shëndetësore përfaqëson një burim të vërtetë për inovacionin dhe përparimin në fushën e kujdesit mjekësor.
“Awards Business Trend Kosova 2024” është evenimenti i vlerësimit të bizneseve dhe subjekteve më të pëlqyera në Kosovë dhe jashte saj për sezonin 2023 – 2024.
Evenimenti po realizohet për herë të parë në Kosovë dhe për herë të 7-të në Shqipëri. Pas fushatës disa mujore të sondazheve të realizuara në 3 rryma të ndryshme, tashmë ambasadorët që përfaqësojnë ngjarjen më të madhe të biznesit në Kosovë, kanë dhënë mendimet e tyre për bizneset dhe personazhet më të pëlqyera për sezonin 2023 – 2024.
Juria profesionale e përbërë nga “Trend Ambassador” në emrat e shquar: Albina Kelmendi – Labinot Krasniqi, Teuta Krasniqi – Sellma Kasumoviq – Agnesa Vuthaj – Ilir Geci – Blerona Zeqiri – Arian Zeka – Shemsije Dermaku – Bedri Kasumi & Kushtrim Ajvazi – Lena Krasniqi – Arian Idrizaj – Alban Zogjani – Agim Shanini. Ekipi Trend Ambassador 2024 shpreh vlerësimet maksimale për subjektet e perzgjedhura ne maratonen e publikimeve te tyre ”.
Në Poliklinikën e Pinea Medical Center, pacientët janë të sigurt për të marrë një gamë të gjerë të shërbimeve laboratorike, duke filluar nga metodat bazike deri në Biologjinë Molekulare të klasifikuara sipas standardeve më të larta evropiane. Kjo ofron një avantazh të madh për qytetarët e Kosovës, duke u mundësuar qasje në teknologji dhe diagnoza të fundit që deri më tani kishin qenë të pamundura për t’u gjetur në vend.
Në Pinea Medical Center, përqendrimi është në ofrimin e një gamë të gjërë të shërbimeve mjekësore, duke përfshirë Mjekësinë Familjare, Pediatrinë, Gjinekologjinë, Hematologjinë, Endokrinologjinë, Andrologjinë dhe shumë specialitete të tjera. Ky qendër ofron një kombinim të përvojës dhe ekspertizës së lartë, duke siguruar kujdes të personalizuar dhe cilësi të shkëlqyer në shërbimin ndaj pacientëve.
Me një laborator të pajisur me teknologjinë më të sofistikuara dhe ekipin më të specializuar, Pinea Medical Center garanton një përqendrim të lartë në efikasitet dhe saktësi në diagnozën dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve. Standartet e larta laboratorike, përfshirë ISO15189 dhe kontrollat e jashtme të cilësisë, sigurojnë që çdo rezultat të jetë i besueshëm dhe të saktë për trajtimin e duhur të pacientëve.
Në një mjedis të dizajnuar me kujdes për të ofruar ngrohtësi dhe konfidencialitet të plotë, Pinea Medical Center është një partner i besueshëm për kujdesin tuaj shëndetësor. Kjo qendër përfaqëson një burim të sigurt dhe të përparuar për kujdesin shëndetësor në Kosovë, duke bërë diferencën në qëllimin për të ofruar një kujdes shëndetësor të shkëlqyer për të gjithë pacientët.