Nga viruset mund të mbroheni me gjërat ushqimore që i keni në shtëpi.
Kur t’i ndieni simptomat e para të sëmundjes, e pini një gjysmë gote ujë, në të cilën keni hedhur pesë pika jod.
Nëse keni temperaturë të lartë, ndihmojnë patatet e papërpunuara.
Duhet ta dini që teshtima në secilin rast zgjat shtatë ditë.
Çaji xhenxhefili
Ekzistojnë disa gjëra, të cilat mund t’i bëni kur i ndieni simptomat e para të sëmundjes. Nëse ju janë lagur këmbët si të mbërrini në shtëpi fërkojini shputat me vodkë dhe mbathni çorape të thara. Pini dy-tre filxhanë çaj të ngrohtë me përzierje të xhenxhefilit dhe mjaltës. Përgatitet kështu: mbusheni gjysmë gote me xhenxhefil të qëruar e të grirë, ndërsa pjesën tjetër të gotës mbusheni me mjaltë. Përziejeni mirë dhe kur të përgatitni çaj në të hidheni gjysmë luge të vogël me këtë përzierje. Temperaturën mos e ulni me ndihmën e tabletave. Në vend të tyre mund ta përdorni një gjysmë gote ujë dhe gjysmë gote verë nga stafidhja e zezë. Këtë e pini pandërprerë.
Pas gjysmë ore përsëriteni këtë procedurë. Nëse keni temperaturë të lartë, ndihmojnë shtresat nga patatet e papërpunuara: grini dy patate me lëvore, ia shtoni një lugë uthull dhe masën e fituar vendoseni në një gazë, e më pas gazën në ballë. Temperatura do të bjerë pas më së shumti një ore.
Hudhra
Teshtima mund të ndalet me ndihmën e masazhit në disa pika të caktuara në fytyrë. Me majat e gishtave të mesëm shtypeni ashtin e hundës lart-poshtë, e më pas tërhiqni gishtërinjtë përgjatë vetullave, herë duke e rritur, e herë duke e zvogëluar shtypjen drejt tëmthave, e më pas teposhtë përgjatë mollëzave dhe rreth syve. Përsëriten i disa herë.
Para sezonit të gripit është mirë ta bëni një përzierje kundër teshtimës. Përzini tetë thelpinj të ndrydhur të hudhrës me gjysmë limoni të grirë imët së bashku me lëvore, hidhjani ujin e ftohtë, i cili është vluar paraprakisht dhe mbajeni në një vend të errët e të ftohtë për disa ditë. Konsumojeni një herë në ditë nga një lugë, para ngrënies së ushqimit.
Vajrat aromatike
Para se të dilni nga shtëpia nuk është keq a lyeni mukozën e hundës me ndonjë krem kundër virusit ose të hidhni në hundë disa pika ta aloe-verës, e cila parandalon depërtimin e virusi: nëpërmjet zgavrës së hundës. Imunitetin mund ta forconi edhe me inhalacion të vajrave eterike. Ajroseni mirë dhomën, më pas mbyllini të gjitha dyert e dritaret, në një enë hidheni pak ujë, ngroheni ngadalë dhe ia hidhni disa pika të vajrave eterike: eukaliptit, pishës, livandës, xhenxhefilit…
Merrni frymë thellë me hundë mbi avull prej 15 deri në 20 minuta, çdo ditë në sezonin e gripit dhe ftohjes. Keni kujdes me mënyrën e të ushqyerit. Dëgjojeni këshillën e shkencëtarëve nga Kalifornia, të cilët mendojnë se një gotë me jogurt dhe disa portokaj në ditë paraqesin një mjet të shkëlqyeshëm që do të ju mbrojë nga gripi dhe infektimet tjera me viruse.