Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Trajtimi logopedik do të fillojë edhe në QKMF-në në Prishtinë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare po fillon trajtimin logopedik dhe ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me kolegjin HEIMERER për ofrimin e trajtimit dhe vlerësimit logopedik.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, përmes një njoftimi në facebook.

Kolegji Heimerer do të angazhojë një logoped të licensuar për të ofruar këto shërbime në QKMF.

Caktimi i termineve për trajtimin logopedik mund të bëhet duke telefonuar në numrin: 038/220-841.

Sipas Sadikut, ky bashkëpunim synon të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë