Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Formohet komisioni nga ShSKUK për pacientët që nuk i kanë kryer obligimet për stenta në QKUK

Dyshimet për parregullësi sa i përket fletlëshimeve dhe pagesave për koronarografi dhe stentime në Klinikën e Kardiologjisë, detyruan Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK ) të kërkojë formimin e një komisioni për vlerësimin e mënyrës së administrimit të dokumentacionit mjekësor, të grumbulluar ndër vite në Klinikën e Kardiologjisë.

Nga e gjithë kjo rezultoi se problem kryesor në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, del të jetë mostërheqja e fletlëshimeve dhe mospagesa për koronarografi dhe stentime nga një numër i madh i pacientëve, të cilët i kanë marrë sherbimet në këtë klinikë.

Nga të dhënat e deritanishme del se për dy vjet 2022-2023 rreth 60 pacientë të cilët kanë marrë shërbime në Klinikën e Kardiologjisë, si koronarografi dhe stentime, kanë dalë nga klinika pa e bërë pagesen për shërbimin që morën. Shifër kjo që arrinë me mijëra euro. Një burim brenda SHSKUK-së i ka thënë “Indeksonline”, se dëmi që i është shkaktuar Klinikës së Kardiologjisë nga mos pagesa e këtyre pacientëve, arrijnë rreth 30 mijë euro.

Mirëpo kjo nuk është e tëra. Pasi që këto janë vetëm disa nga gjetjet fillestare, pasi që dyshohet se lista e pacientëve që kanë dalë pa bërë pagesën në Klinikën e Kardiologjisë, është dhe më e gjatë.

“Kërkimi i formimit të këtij komisioni është bërë që të dihet arsyeja se pse këta pacientë dolën nga Klinika e Kardiologjisë pa marrë fletëlëshimin dhe pa bërë pagesën për këto shërbim.

Andaj ky rast tashmë është duke u hulumtuar për të arritur deri tek e vërteta”, ka thënë ai për Indeksonline. E përveç kësaj, Klinika e Kardiologjisë përballet dhe me një problem tjetër.

Në të gjeturat e komisionit ndër të tjera thuhet se kjo klinikë po funksionon pa punëtorë administrativ, pasi që nga ndarja e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë, punëtorja administrative e cila ka mbuluar të dy klinikat, ka kaluar në Kardiologji dhe se me historitë e pacientëve nuk po merret askush, me arsyetimin se nuk e kanë për detyrë të merren me këtë punë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë