Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rëndesia e kripës dhe dietës tek të sëmuret me veshka

Menaxhimi i marrjeve dietetike tek individët me sëmundje kronike të veshkave është me rëndësi klinike dhe shëndetësore për arsye të shumta.  Së pari, 10% e popullsisë në të gjithë botën ka sëmundje kronike te veshkave dhe sot sëmundjet kronike të veshkave si një shkak të vdekjes në mënyrë globale janë ngjitur nga vendi  i 27 në 1990 në vendin e  18 në 2010.

Së dyti, kostot e shoqëruara me sëmundjet e veshkave janë tronditëse. Në Shtetet e Bashkuara, kostot e trajtimit te veshkave e pasojave te tyre tejkalojnë 48 miliardë dollarë në vit,  dhe në Hollandë, kostoja vjetore e çdo pacienti për hemodializë është 84 mije  dollarë.

Për më tepër, pasojat e mundshme shëndetësore të marrjes së lartë të kripës  janë më të shpeshta e me te rrezikeshme  në ata me sëmundje të veshkave dhe përfshijnë tensionin më të lartë të gjakut, mbajtjen e lëngjeve të tepërta në trup dhe rrezikun e rritur për sëmundje kardiovaskulare.

Megjithëse provat klinike të uljes së kripës në pacientët me sëmundje të veshkave  janë të kufizuara në madhësi dhe numër, të dhënat sugjerojnë që ulja e kripës  ul vëllimin e lëngut, peshën e trupit, proteinurinë dhe albuminurinë  dhe ndikon pozitivisht në tensionin arterial, raportin urinar të proteinave-kreatininën, raportin albumin –kreatininë , nivelet e peptidit natriuretik të trurit, dhe raportin e lëngut jashtë-qelizor me lëngun brenda-qelizor

Promovimi i dietave të shëndetshme është veçanërisht kritik në pacientet  në të cilin hipertensioni, diabeti dhe dislipidemia janë të pranishëm, dhe rreziku i sëmundjes kronike të veshkave  nuk vlerësohet plotësisht, në shumë individë, ngaqë nuk janë të vetëdijshëm për funksionimin e  dëmtuar të veshkave te tyre, sepse nuk ka simptoma të dukshme të hershme.

Dietat e shëndetshme kanë dobi  nga ulja e kripës.  Në shumicën e vendeve të botës  dihet  se modelet e shëndetshme dietetike janë ato që anojnë nga  perimet, frutat dhe drithërat;  nga  produkte të qumështit me pak yndyrë,  shpendë, peshk, bishtajore, vajra bimore dhe arra; dhe kufizimi i konsumimit të kripës , ëmbëlsirave, pijeve të ëmbëlsuara me sheqer dhe mishit  të kuq.

Youtube

Arkiva

Kategoritë