Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
10 Shkaqet më të Zakonshme të Ngërçeve në Këmbë – Si Mund t’i Trajtoni

Ngërçet e këmbëve janë një dhimbje e mprehtë dhe e padurueshme, e cila shpesh zgjat për pak minuta.

Mund të mos jetë gjithmonë e qartë se çfarë i shkakton ato, por dhimbja e hidhur i bën të pamundura për t’u injoruar.

Më poshtë njihuni me 10 shkaqet më të zakonshme të ngërçeve të këmbëve për t’ju ndihmuar të kuptoni dhe shmangni këtë problem të bezdisshëm.

Dehidratimi

Një ngërç është një tkurrje e pavullnetshme e një muskuli. Lëngjet në trupin tuaj i lejojnë muskujt të relaksohen, por kur ata dehidratohen rrezikoni t’ju kapi ngërçi.

Qëndrimi i hidratuar, veçanërisht gjatë një aktivitetit fizik, është një mënyrë e shkëlqyer për të shmangur ngërçet e këmbëve.

Sforcimi i tepërt

Përveç dehidrimit, muskujt e këmbëve gjithashtu mund të preken nga ngërçi nga sforcimi i tepërt.

Kur bëni një aktivitet fizik intensiv, nervat në shtyllën kurrizore mund të irritohen, duke shkaktuar tkurrurrje të pavullnetshme të muskujve në këmbë.

Ata me një mënyrë jetese sedentare mund të përjetojnë ngërçe edhe nga aktivitete të lehta si ecja.

Lodhja

Muskujt kanë nevojë për kohë për t’u rikuperuar. Nëse nuk i lejoni muskujt tuaj të pushojnë, rreziku për t’ju kapur ngërçi rritet edhe më shumë.

Qëndrimi i tepërt ulur ose në këmbë

Trupat janë të destinuara për të lëvizur, kështu që qëndrimi i gjatë në një pozicion të vetëm, pavarësisht nëse jeni ulur apo në këmbë, ju vë në rrezik më të madh për ngërçe.

Nëse uleni ose qëndroni në këmbë gjatë gjithë ditës sepse keni punë, përpiquni të alternoni uljen dhe qëndrimin në këmbë, në mënyrë që trupi juaj të mos jetë në pozicion të njëjtë për një kohë të gjatë.

Medikamentet

Disa medikamente që jepen për trajtimin e Alzheimerit, kolesterolit të lartë, astmës, Parkinsonit dhe osteoporozës kanë tendencë të shkaktojnë ngërçe të muskujve.

Nëse kjo ndodh për shkak të mjekimit, bisedoni me mjekun tuaj për alternativa të tjera medikamentesh.

Mungesa e kaliumit

Kaliumi në qelizat e muskujve të këmbës suaj ndihmon trurin t’u tregojë muskujve kur të fillojnë dhe të ndalojnë tkurrjen. Kur keni mungesë kaliumi, këto sinjale nuk transmetohen siç duhet dhe kontraktimet e muskujve mund të zgjaten.

Bananet janë të pasura me kalium, kështu që shtimi i tyre në regjimin tuaj ushqimor do të ndihmojë në ruajtjen e niveleve të duhura të kaliumit dhe shmangien e ngërçeve.

Qarkullim i dobët i gjakut

Qarkullimi i dobët i gjakut në këmbë mund të parandalojë muskujt e këmbëve të marrin të gjithë oksigjenin që u nevojitet për të funksionuar.

Kjo mund të çojë në dhimbje, spazma të muskujve dhe ngërçe. Ecja apo shtriqja e muskujve, mund të ndihmojnë në menaxhimin e qarkullimit të dobët të gjakut në këmbë dhe parandalimin e ngërçeve.

Përdorimi i tepërt i alkoolit

Nervat tek këmbët tuaja mund të dëmtohen nga abuzimi me alkoolin. Konsumi i tepërt mund të ndryshojë nivelet e tiaminës, folatit dhe vitaminave B6, B12 dhe E, të cilat nevojiten që nervat të funksionojnë siç duhet.

Shmangia e alkoolit mund të rivendosë shëndetin në muskujt tuaj dhe të ndalojë ngërçet e këmbëve.

Shtatzënia

Gratë në tremujorin e tretë të shtatzënisë shpesh përjetojnë ngërçe në këmbë, veçanërisht në orët e mbrëmjes.

Në këtë rast, ngërçet mund të shkaktohen nga pesha shtesë e foshnjës, ndryshimet në qarkullimin e gjakut dhe presioni mbi nervat e këmbëve tuaja. Ushtrimet, masazhet e këmbëve ose shtriqja e tyre, janë disa mënyra për të parandaluar ngërçet.

Skleroza e shumëfishtë

Skleroza e shumëfishtë shkakton dëmtim të sistemit nervor qendror, i cili mund të çojë në ngërçe në këmbë. Ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm, shtriqja e muskujve, masazhimi i këmbëve dhe trajtimi i tyre me kompresa të nxehta dhe të ftohta, mund t’ju vijnë në ndihmë. /AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë