Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Fëmija iu dorëzua nënës së gabuar – Spitali heton rastin

Një spital në Dorset të Anglisë ka thënë se po heton rastin pasi një foshnjë iu dorëzua nënës së gabuar.

Incidenti ndodhi në njësinë e maternitetit në Spitalin Poole në shtator 2023, konfirmoi Fondacioni i Spitaleve Universitare Dorset NHS Trust – i cili drejton spitalin.

Lorraine Tonge, drejtoreshë e mamisë në Trust, tha të mërkurën: “Na vjen thellësisht keq për çdo shqetësim që u shkaktua dhe e kemi kontaktuar nënën për t’i ofruar mbështetjen. Ne do ta nxisnim atë të kontaktojë përsëri me ne për të na ndihmuar në hetimin tonë”.

“Siguria e prindërve dhe foshnjave tona është prioriteti më i lartë dhe jemi të përkushtuar t’u ofrojmë mbështetje të plotë familjeve të prekura”, deklaroi ajo, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Ky incident përshkrhet si “i izoluar”.

Trusti i Fondacionit të Spitaleve Universitare Dorset NHS u formua pas bashkimit të tre spitaleve – Spitali Poole, Spitali Royal Bournemouth dhe Spitali Christchurch – në Dorsetin juglindor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë