Pas muajit të shenjtë të agjërimit dhe festës në tryezën e madhe të Bajramit, vjen një kohë tjetër. Sipas mjekëve, duhet të keni kujdes me dietën menjëherë pas muajit të Ramazanit.
Sipas Drejtorit të Shëndetit Publik në Samsun, Turqi, Dr. Mustafa Kasapoglu, thekson se konsumi i tepërt i ushqimit pas Ramazanit mund të çojë në shumë probleme shëndetësore që lidhen me stomakun dhe zorrët.
“Gjatë Ramazanit, njerëzit ulin sasinë e ushqimit që i japin trupit dhe ngadalësojnë në këtë mënyrë metabolizmin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të ndihmoni që metabolizmi të kthehet dalëngadalë në normalitet”, thotë Dr. Kasapoglu.
Për të lehtësuar këtë tranzicion të organizmit, ekspertët këshillojnë të hani nga pak, por çdo tri orë. Gjithashtu, konsumi i ujit duhet të rritet, ndërsa konsumi i kafes dhe çajit duhet reduktuar.