Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
MPJD-ja apel qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka reaguar pas bllokimit të disa autobusëve kosovarë nga Serbia, në kufi me Kroaci.

Në reagimin e tyre thuhet se MPJD-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) janë duke ndermarrë veprimet e nevojshme dhe se do t’ju mbajnë të informuar rreth detajeve të reja.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, ka njoftuar ministria.

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka njoftuar se në pikëkalimin Batrovci, Serbi – Kroaci se nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë me mbi 300 qytetarë të Kosovës.

Kjo sipas tij për shkak se mbrëmë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ai ka thënë se është duke pritur që të udhëtojë drejt pikëkalimit Batrovci në lidhje me këto zhvillime.

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxholli

Youtube

Arkiva

Kategoritë