Në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë, shpallet nesër ditë zie në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Kjo ka ardhur si rezultat i shumë rasteve të dhunës në baza gjinore.
Zija shtëtërore do të zgjasë gjatë ditës së nesërme, e mërkure – 17.04.2024.
Këtë e ka bërë të ditur Presidentja Osmani për të cilën ka thënë se shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.
Rasti i ditës së sotme nuk është rasti i vetëm i vrasjes së një gruaje, por raste të tilla po ndodhin shumë më shpesh në këto ku vetëm brenda disa ditëve kujtojmë edhe vrasjen e 21-vjecares e cila gjithashtu u vra nga burri i saj.