Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Nëse dëshironi të reduktoni yndyrën e barkut, duhet t’i hani këto fruta

Frutat nuk janë vetëm të shijshme, por luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe mbështetjen e qëllimeve për humbje peshe.

Falë përmbajtjes së tyre të lartë të fibrave, kalorive të ulëta dhe përbërjeve unike që nxisin djegien e yndyrës dhe ngopjen, disa lloje frutash dihet se reduktojnë yndyrën e barkut. Nutricionistja Lisa Richards zbuloi se cilat janë tre llojet e frutave që duhet të përfshijmë rregullisht në dietën tonë.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet nuk janë vetëm të shijshme, por edhe një zgjedhje e shkëlqyer për ata që duan të humbin yndyrën e barkut. Ky frut është plot me fibra, vitamina dhe antioksidantë. Luleshtrydhet ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë humbjen e peshës. Përmbajtja e tyre e lartë e fibrave ndihmon në promovimin e ngopjes, duke reduktuar marrjen e përgjithshme të kalorive dhe duke mbështetur përpjekjet për menaxhimin e peshës, raporton She Finds.

Boronica

Boronicat janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe vitamina, duke i bërë ato një shtesë ushqyese të pasur për çdo dietë. Richards thekson se boronicat përmbajnë “fibra dhe fitonutrientë që veprojnë si antioksidantë në trup. Antioksidantët punojnë për të reduktuar dëmtimin e radikaleve të lira nga toksinat që çojnë në inflamacion dhe sëmundje kronike, siç është obeziteti”.

Rrushi

Rrushi është i pasur me antioksidantë dhe kontribuon në shëndetin e përgjithshëm duke reduktuar inflamacionin dhe duke mbështetur funksionin metabolik. Përmbajtja e lartë e ujit dhe fibrave ndihmon në frenimin e dëshirave dhe ju mban të ndiheni të ngopur për më gjatë, raporton She Finds, transmeton Klankosova.tv.

Rrushi mund të shijohet i freskët ose i ngrirë dhe cilido që të zgjidhni, ai është një “burim i shkëlqyer i ushqyesve dhe ujit që mund të nxisë përpjekjet për humbje peshe”, thekson dietologia. Ajo shton se “marrja e përditshme e fibrave dhe një dietë e pasur me fibra mund të çojnë në humbje peshe”, përfundon ajo, shkruan Index.hr.

Youtube

Arkiva

Kategoritë