Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gratë më të ndjeshme ndaj humbjes së gjakut, vdekjes gjatë operacionit bajpas

Është dokumentuar prej kohësh që gratë kanë një shans më të vogël për t’i mbijetuar operacionit bypas të zemrës në krahasim me burrat, dhe studiuesit besojnë se tani e dinë pse.

Femrat priren të jenë më të ndjeshme ndaj humbjes së gjakut gjatë operacionit – rruazat e kuqe të gjakut, veçanërisht – sesa burrat, konstatoi një ekip nga Weill Cornell Medicine në New York City.

Ata publikuan gjetjet e tyre së fundmi në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë.

Duke e ditur se anemia e lidhur me operacionin ngre rreziqe për pacientët femra duhet të nxisë masa mbrojtëse që mund të rrisin mbijetesën e tyre gjatë operacioneve të bajpasit të arterieve koronare (CABG), tha ekipi hulumtues.

Minimizimi i humbjes së gjakut është “një objektiv i zbatueshëm për të përmirësuar vdekshmërinë operative te gratë pas CABG dhe për të reduktuar hendekun seksual”, shkroi një ekip i udhëhequr nga Dr. Mario Gaudino. Ai është profesor i kirurgjisë kardiotorakale në Weill Cornell.

Studimi i ri bazohet në të dhënat nga mbi një milion pacientë me bypass, të përpiluara nga Shoqata e Kirurgëve Torakale.

Këto shifra konfirmuan “hendekun e gjinisë”: Teksa 1.7% e burrave vdiqën gjatë procedurave të tyre të bajpasit, 2.8% e grave e pësuan gjatë kësaj procedure – një ndryshim gati 50%, vunë në dukje studiuesit.

Më pas ata shikuan një gamë të gjerë faktorësh të mundshëm që mund të nxisin këtë pabarazi. Ato përfshinin moshën, përkatësinë etnike, ashpërsinë e sëmundjeve të zemrës, historinë e sulmit të mëparshëm në zemër dhe praninë e sëmundjeve të tjera.

Youtube

Arkiva

Kategoritë