Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSIK: Bordi i ShSKUK-së qëllimisht injoron totalisht infermierët

Shoqata Sindikale e Infermierëve të Kosovës ka kritikuar ShSKUK pasi as në organogram nuk ekziston departamenti apo divizioni i infermierisë, ndërsa në përcaktimin e koeficienteve duket se qëllimisht janë avancuar dhe ngritur në koeficient, me  gjithë respektin dhe pa dashur të dalin nga konteksti divizionet që nuk e kanë rëndësinë e njëjtë me infermierët në kuptim të dhënies së shërbimeve dhe shëndetin e qytetarëve.

“Si duket ky denigrim i infermierëve i cili po bëhet në mënyrë tashmë sistematike ka për qëllim vetëm nënshtrimin e infermierëve përmes kontrollit financiar mbi ta dhe nënvlerësimet të komuniteteve më produktive dhe jetike për funksionimin e sistemit shëndetësor”, tha kryetari i ShSIK-së Enlirat Duraku..

Duke inkurajuar Bordin e ShSKUK-së që ta rishikoj pozicionin e tyre në raport me komunitetet infermierie, ky veprim i paramenduar dhe tendencioz sipas tyre nuk do kaloj pa masa dhe veprime sindikale. Me ketë rast ata ftuan të gjitha organizatat përfaqësuese të infermierëve që të reagojnë ndaj këtij veprimi të poshtër dhe të ofendues.

Youtube

Arkiva

Kategoritë