Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta pastroni bokallin elektrik nga gurëzit?

Shumica ritualin e tyre të mëngjesit të pirjes së kafes nuk mund ta imagjinojnë pa këtë aparat elektrik. A e dini që herë pas herë duhet ta pastroni nga gurëzit?

Bokallin elektrik e përdorim për të ngrohur shpejt ujin për çaj apo kafe. Si edhe me të gjitha aparatet shtëpiake, edhe bakalli duhet të mirëmbahet rregullisht.

Mjeti më efikas për këtë është uthulla! Mund ta përdorni cilëndo qoftë: alkoolike, të mollës apo të verës.

Uthulla përpunohet me oksidimin e alkoolit i cili gjendet në të gjitha lëngjet e përftuara nëpërmjet fermentimit, ndërkaq komponenti i saj aktiv është thartira e uthullës e cila ka forcë “të pabesueshme”.

Pos që vepron shpejt dhe praktikisht, mund të zëvendësojë të gjitha kimikalet e helmëta.

Mbani në mend, uthulla është e shkëlqyeshme për eliminimin e gurëzve nga të gjitha sipërfaqet.

Ja si ta pastroni bokallin elektrik:

Në bokall qitni uthull derisa ta mbuloni fundin metalik. Lëreni të qëndrojë rreth 15 minuta. Në rast se ka shumë gurëz, lëreni disa orë. Pastaj lajeni mirë me ujë.

Pastrimin duhet ta përsërisni pas çdo 10, 15 minuta të vlimit të ujit.

Uthulla mund të përdoret edhe për eliminimin e gurëzve nga sipërfaqet e tjera. Për shembull nga çezma në shtëpinë tuaj.

Njomeni letrën e tualetit me uthull dhe vendoseni në çezmë, dhe sipër lidheni me qese plastike. Le të qëndrojë ashtu disa orë. Pastaj lajeni.

Njollat nga djersa gjithashtu mund të hiqen nga rrobat nëse i njomni me përzierje të uthullës dhe ujit (në përpjesëtim 1:5). Pastaj lani rrobat me dorë dhe në rrobalarëse në mënyrë të rregullt.

Youtube

Arkiva

Kategoritë