Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
3 ide “ndryshe” se çka me përgatitë për drekë t’Bajramit

Festa e Bajramit veçse asht afru, e shumëkand e ka kapë derti se çka me përgatitë për drekën e Bajramit. E nëse ti je nji prej atyre që je n’kërkim t’ideve e recetave t’përshtatshme për këtë drekë festive – atëherë ke ra n’artikullin e duhun.

Gjersa shumica përgatisin ushqimet tipike t’bajramit sikurse janë specat e mbushun, jahnia, mantiat e pitet e ndryshme, kjo nuk do t’thotë që s’mundesh me ja ndrru pak dorën gatesave kësaj here e me përgatitë diçka pak ma ndryshe, por që definitivisht nuk dështon me i lanë t’gjithë t’u i fshi pjatat. E këtë e dëshmojnë 3 idetë tona “ndryshe” për përgatitjen e drekës t’Bajramit.

1. Qofte me pulë dhe perime + Pjatë orizi + Sallatë mediterane me lakër / Krem-sallatë me kastraveca

Qoftet me gjoks pule dhe perime janë nji prej specialiteteve t’cilat mundesh me i përgatitë për merkalit e mishit, duke përfshi edhe pakëz perime n’to, e që i japin secilës kafshatë nji shije t’parezitueshme. Ideale me u kombinu me pjata orizi sikurse asht pilafi me domate apo pilafi me limon. E që me i dhanë edhe ma tepër shije dhe freski kësaj dreke me këto super qofte, ne ta rekomandojmë me ja bashkangjitë tryezës edhe sallatën mediterane me lakër, ose krem-sallatën me kastraveca.

2. Speca t’mbushun me perime + Supë lebaneze me thjerrëza + Sallatë mediterane me patate

Receta e specave t’mbushun me perime, e cila ndryshe njihet edhe si versioni vegjetarian i  specave t’mbushun definitivisht asht recetë që ja vlenë me u përgatitë për Bajram. E ma s’miri kjo pjatë kombinohet me supën lebaneze prej thjerrëzave dhe sallatën mediterane me patate.

3. Patate t’pjekuna n’furrë me sos beshamelli + Shniclle pule + Sallatë persiane “Shirazi”

Patatet e pjekuna n’furrë me sos beshamelli janë pikërisht nji prej recetave ma t’thjeshta e t’lehta me u përgatitë, e që munden me u kombinu lehtësisht me çdo kombinim mishi a perimesh tjera t’përgatituna. Thjeshtë, mirë dhe me pak përbërës, kjo tavë s’ka qysh dështon, veçanarisht kur drekën e Bajramit e shtron. E ma s’shumti kjo pjatë kombinohet me shnicllet gjermane t’pulës dhe me sallatën persiane “Shirazi”

Cilëndo prej versioneve e kombinimeve t’masipërme t’cilën vendosë me e përgatitë mundesh me e shoqnu edhe me ndonji ambëlsinë krejt për fund. Ne po ta rekomandojmë me servu diçka t’lehtë e t’përballueshme për lukthin, meqë dita asht e gatë e ambëlsina shumica kanë me hangër plot. Andaj, disa alternativa t’mira për desert janë koktelli lebanez i frutave, mollët e pjekuna me kanellë dhe arra si dhe tamëlorizi. Ndërkaq, nëse je n’kërkim t’ndonji ambëlsine t’lehtë, t’thjeshtë, t’shijshme e t’shpejtë, atëherë mos e le pa e përgatitë e kërkun e çokollatës pa miell, kekun me mollë dhe kanellë, ose kekun me vaj ullini dhe limon. Shijo!/katrori

Youtube

Arkiva

Kategoritë