Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Me moton ‘Shëndeti im, e drejta ime’, sot u mbajt konferenca për Ditën Botërore të Shëndetësisë

Sot u mbajt konferenca ‘Shëndeti im, e drejta ime’

Sot, më 5 prill, 2024 u mbajt konferenca në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Shëndetësisë (7 Prillit) e cila këtë herë ka moton ‘Shëndeti im, e drejta ime – My health, my right’.

Tema kryesore e konferencës ishte ‘Mbrojta e të drejtës për të pasur qasje në shërbime cilësore shëndetësore dhe fuqizimi i individëve për të realizuar të drejtat e tyre në fushën e shëndetësisë pa diskriminim’.

Ndërveprimini i këtij aktiviteti vetëdijësues koincidon me mandatin e Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuader të Zyres së Kryeministrit dhe realizimin e detyrave dhe aktiviteteve që dalin nga ligjet, Programet dhe Strategitë për të drejtat e njeriut dhe dokumentet përkatëse të cilat mbroinë dhe promovoinë të dreitat e njeriut dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile për avancimin e mëtejmë të këtyre të drejtave, e me theks të vecantë, të drejtës në shëndet si e drejtë themelore.

Hapjen dhe mirëseardhjen e kësaj conference e bëri z.Habit Hajredini nga Zyra për qeverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit, si dhe znj. Nezaqete Rukovci nga Action for Health (AFH).

Konferenca pati gjithsej katër sesione, ku në sesionin e parë u fol për qasjen në shërbime shëndetësore dhe përgjegjësitë institucionale (progresi, sfidat dhe zgjidhjet).

Në këtë sesion fjalën e patën z. Arsim Berisha, zëvendës Ministër në Ministrinë e Shëndetësisë, Znj. Fatmire Kollçaku – Kryetare e Komisionit për Shëndetesi dhe Mirëqenie (Kuvendi i Kosovës), Z. Izet Sadiku- Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës dhe z.Naser Ramadani-Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK)

Në sesionin e dytë u diskutua rreth realizimit të së drejtës në shëndet, shërbimeve dhe sigurimit shëndetësor, në veçanti për grupet e ndjeshme dhe të margjinalizuara të shoqërisë. Gjithashtu, u fol edhe për adresimin e dallimeve në sektorin e ëhëndetësisë.

Në sesionin e dytë, folën Znj. Majlinda Sinani – Lulaj – Zëvendëse e Avokatit të Popullit, z. Afrim Maligi – Drejtor i Organizatës „Handikos”, z. Isak Skenderi- Drejtor i Organizatës Jo Qeveritare “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” dhe z. Besim Kodra- Kryetar i Shoqatës për Mbroitien e te Dreitave të Pacientëve

Kurse në sesionin e tretë, u diskutua shëndeti mendor, ndërgjegjësimi dhe përkrahja ku fjalën e pat z. Bind Skeja, psikolog dhe përfaqësues i shoqërisq civile.

Në fund, në sesionin e katërt, temë diskutimi ishte Teknologjia dhe Inovacioni në sektorin e Shëndetësisë dhe fjalën e pati znj. Vjollca Cavolli-Drejtorsh Ekzekutive në Shoqaten e Teknologjisë se Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK)

Konferenca u mbyll me diskutime dhe rekomandime rreth cështjeve të trajtuara gjatë sesioneve si dhe me një fjalim përmbyllës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë