Diagnoza e migrenës bazohet në historinë e pacientit. Bazuar në kriteret diagnostike të Shoqatës Ndërkombëtare të Kokëdhimbjes, pacientët duhet të kenë pasur të paktën pesë episode të kokëdhimbjes që kanë zgjatur 4-72 orë (të patrajtuara ose të trajtuara pa sukses) dhe se dhimbja e kokës duhet të ketë të paktën dy nga karakteristikat e mëposhtme:
- Lokalizimi unilateral
- Karakteri pulsues
- Intensiteti i moderuar ose ifortë i dhimbjes
- Përkeqësimi nga ose shkaktimi i shmangies së aktivitetit fizik rutinë (p.sh., ecja ose ngjitja e shkallëve)
Përveç kësaj, gjatë kokëdhimbjes pacienti duhet të ketë pasur të paktën një nga këto:
- Nauze dhe/ose të vjella
- Fotofobi dhe fonofobi
Indikacionet për neuroimazheri
Neuroimazheria nuk është e nevojshme në pacientët me një histori të kokëdhimbjeve të përsëritura të migrenës dhe një ekzaminim normal neurologjik. Neuroimazheria indikohet për cilindo nga si vijon:
- Dhimbja e parë ose më e rëndë e kokës
- Ndryshimi në modelin e migrenës së mëparshme
- Ekzaminimi neurologjik jonormal
- Fillimi i migrenës pas moshës 50 vjeç
- Fillimi i ri i kokëdhimbjes në një pacient me imunitet të kompromentuar (p.sh. një me kancer ose infeksion HIV)
- Kokëdhimbje me ethe
- Migrenë dhe epilepsi
- Kokëdhimbje e re e përditshme, e vazhdueshme
- Përshkallëzimi i shpeshtësisë/intensitetit të kokëdhimbjes në mungesë të përdorimit të tepërt të barnave
- Kokëdhimbje të lokalizuara pas (veçanërisht tek fëmijët, por edhe tek të rriturit)
Tomografia e kompjuterizuar (CT) e kokës indikohet për të përjashtuar masën ose hemorragjinë intrakraniale në raste të caktuara ose atipike. Një tomorgafi e kompjuterizuar negativ mund të mos detektoj disa hemorragji të vogla subarahnoidale, tumore dhe lezione iskemikE, veçanërisht ato në fosën e pasme. Një CT pa kontrast intravenoz gjithashtu mund të mos detektoj aneurizmat. MRI dhe MRA janë më të ndjeshme për zbulimin e aneurizmave ose keqformimeve arteriovenoze.
Indikacionet për punksionin lumbal
Indikacionet për punksionlumbal përfshijnë si më poshtë:
- Dhimbja e parë ose më e keqe e kokës në jetën e një pacienti
- Kokëdhimbje e rëndë, me fillim të shpejtë, të përsëritur
- Kokëdhimbjeme karakter progresiv
- Kokëdhimbje joresponsive në medikamente, kronike dhe e pazgjidhshme