Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A shkakton stresi thinja?

Për vite me radhë njerëzit kanë fajësuar stresin për flokët e tyre të thinjur.

Qoftë nga prindërimi, një punë e lodhshme, apo ulje-ngritjet normale të jetës, stresi shpesh është një faktor që shumë e lidhin me flokët e tyre të thinjura.

Zakonisht thinjat shkaktohen nga humbja e melaninës në rrënjën e flokëve, por a mund të jetë edhe stresi një tjetër faktor?

Disa ekspertë thonë se: po, stresi mund të shkaktojë thinja. Pavarësisht nëse keni të bëni me stres akut, kronik, apo psikologjik, ekziston mundësia që ai të jetë shkaku i flokëve tuaj të thinjur.

Kur je i stresuar, hormoni kortizol lirohet në të gjithë organizmin, madje edhe në gjëndrat e flokëve si pasojë ai shkakton vdekjen e melanociteve në lëkurën e flokut  e cila përmban të gjitha qelizat që përcaktojnë karakteristikat e flokëve, sipas Journal of Dermatological Science. Megjithatë është e rëndësishme të mbani mend se të thinjurit është një pjesë e natyrshme e plakjes që të gjithë do ta përjetojnë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë