Pranvera sjell një nxitje shumë të nevojshme të energjisë dhe optimizmit për shumë prej nesh, e megjithatë për ata që vuajnë nga depresioni mund të ketë mjaft efekt të kundërt.
Hulumtime të shumta janë kryer nga psikiatri John Sharp, për efektet që ndryshimi i stinëve ka mbi shëndetin mendor dhe mirëqënien emocionale. Faktorët fizik, psikologjik dhe social-kulturorë kanë një ndikim në mënyrën se si ne ndjehemi.
Sipas Dr. Sharp me ardhjen e pranverës hyjnë në lojë si drita dhe temperatura. Nivelet e serotoninës dhe dopaminës në trup mund të rriten gjatë orëve të qëndrimit në diell,
Sfera e dytë përfshin ngjarje kulturore, që mund të përfshijnë pushimet verore apo festivale, ngjarje të tilla mund t’ju japin njerëzve një pikëpamje pozitive.
Por Dr. Sharp thekson, se për ata që vuajnë nga depresioni, pranvera mund të ketë efekt të kundërt, shkruan revista Psikologjia.
“Pranvera është një kohë për fillime të reja dhe jetë të re, por ballafaqimi mes një bote që i ka humbur ngjyrat dhe zbrazja e brendshme është shumë e vështirë për t’u përballuar nga njerëzit me depresion”, thekson ai.