Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vitia: Bordi i Fondit të Sigurimit Shëndetësor është ndryshuar pas shkeljeve të Udhëzimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dje ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ai në këtë komision dha disa përgjigje rreth raportit të auditimit të performances “Efektiviteti i Programit për Trajtimin e Pacientëve jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike”.

Vitia me këtë rast tha se në vitin 2022 kishin kërkuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit që të kryente një raport auditimi pas situatës së krijuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe në Fondin për Sigurime Shëndetësore.

“Kemi kërkuar auditimin në vitin 2022, kërkesë që erdhi pas shkarkimeve që ndodhën në fond dhe evidentimit të një gjendje të rënduar. Nga Ministria e Financave është bërë kërkese me datën 20 tetor 2022 Zyrës Kombëtare të Auditimit për të audituar mospërputhjet në pasqyrat financiare dhe rrjedhimisht performancën e vendimeve të trajtimeve jashtë vendit. Për këtë po zhvillohen edhe hetime”, u shpreh Vitia në raportimin e tij në komision.

Kreu i MSh-së u pyet nga kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike Hykmete Bajrami, se a është ndërruar bordi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore sepse në të kaluarën shihet se kanë bërë shkelje të Udhëzimit Administrativ?

Arben Vitia u përgjigj se “bordi është ndryshuar”.

“Bordi është ndryshuar komplet. Në udhëzimin e kaluar administrativ si problematik ka qenë komisioni konsiliar dhe ai mjekësor, ku shpeshherë komisioni konsiliar për arsye X një pacienti i ka dhënë leje me shku jashtë institucioneve shëndetësore publike me arsyetimin se mungon ky bari ose një aparaturë është prishur, pastaj komisioni e ka analizua dhe pastaj ka pas shumë paqartësi sepse dy komisione profesionale kundër njëra-tjetrës nuk e kanë pasur përgjegjësinë e plotë”, tha ai.

Ai shtoi se Udhëzimin e ri Administrativ komisionet konsiliare janë më të përgjegjshëm sepse peshën dhe barrën e çdo vendimi që e japin e kanë ata në aspektin komplet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë