Cilado të jetë arsyeja, nëse nuk ndiheni mirë ka disa ushqime që do t’ju ndihmojnë.
Supa e pulës zakonisht preferohet kur ndiheni i sëmurë.
Por, nutricistja Rhiannon Lambert ka treguar për “The Sun” se ka disa ushqime tjera që mund t’i japin shtytje imunitetit tuaj.
“Nuk ka ndonjë ushqim të vetëm apo suplement që të ofron mbrojtje nga sëmundjet e shkaktuara nga bakteret, viruset apo faktorët tjerë”, ka thënë Lambert.”Por, duke konsumuar disa lloj të ushqimeve që ulin inflamacionin dhe rrisin aktivitetin antiokdisdues sigurisht i ndihmon sistemit tuaj imunitar”.
Nga jogurti deri te hudhra, janë disa grupe të ushqimeve që ju ndihmojnë kur të jeni sëmurë.
Ushqimet probiotike
Jogurti apo lakra turshi mund të mos jenë gjërat e para që i përdorni kur jeni sëmurë.
Por, Lambert këshillon që t’i provoni.
“Ushqimet probiotike janë ushqime që përmbajnë baktere të gjalla që ndihmojnë në shëndetin e zorrëve. Rreth 70 për qind e sistemit tonë imunitarë është te zorrët, kështu që mbajtja e një ekuilibri të mirë të baktereve në zorrë mund të ndihmojë në mbështetjen e funksionit imunitar. Kur jeni të sëmurë, veçanërisht nëse keni marrë antibiotikë, mund të çrregullohet ekuilibri i baktereve te zorrët”, thotë Lambert.
Lambert sugjeron që të konsumoni ushqime probiotike, si jogurt, kos, kefir, lakër turshi dhe “kimchi”, për të “futur baktere të mira në sistemin tuaj të tretjes, e ndihmuar të rivendoset ekuilibri i baktereve në zorrë”.
Ushqime të pasura me antioksidantë
Disa lloje të caktuara të frutave dhe perimeve po ashtu mund t’u bëjnë mirë trupit tuaj kur jeni sëmurë – siç mund t’i bëjë mirë edhe çokollata.
Nutricistja Lambert thotë se ushqimet e pasur me antioksidantë duhet konsumuar “pasi ato mund të kontribuojnë në reduktimin e stresit oksidativ e po ashtu mbështet sistemin imunitar”.
Po ashtu Lambert thotë se ushqimet e pasura me antioksidantë lehtësojnë inflamacionin dhe se gjitha këto janë të dobishme në procesin e shërimit.
“Ushqimet e pasura me antioksidantë përfshijnë fruta të tilla si boronicat, mjedrat, po ashtu portokaj. Si dhe perimet si brokoli, spinaqi, karotat. Të pasur me antioksidantë janë edhe çaji i gjelbër, çokollata e zezë dhe arrat”, thotë Lambert.
Hudhra
Mund të mos ju duket, por hudhra ka veti mikrobike, pasi përmban alicinë.
“Ka disa kërkime që sugjerojnë se elementi mikrobik i hudhrës mund të ndihmojë të luftoni bakteret dhe viruset që zakonisht lidhen me sëmundje si ftohja dhe gripi”, thotë Lambert për “The Sun”. “Shtojani këtë darkës dhe drekës suaj, për t’u përkujdesur që të keni një shije më të mirë dhe për të mbështetur mirëqenien tuaj”, tha Lambert.
Xhenxhefil
“Xhenxhefili ka një histori të gjatë të një ilaçi bimor për sëmundjet. Është treguar se ndihmon me problemet me stomak. Ju mund të shtoni xhenxhefil në një mori pjatash, përfshirë edhe në supa, apo mund ta pini edhe të papërpunuar në çaj”, ka njoftuar Lambert.
Mjalti manuka
Mund t’ju është dhënë mjaltë, kur keni qenë fëmijë, për t’ua qetësuar dhimbjen e fytit.
Nutricistja Lambert thotë se mjalti manuka është dallon nga tjerat.
“Mjalti manuka – i dallueshëm nga mjalti i zakonshëm për shkak të vetive unike antibakteriale që i atribuohen nektarit përmes pemës manuka – është hulumtuar se sjellë përfitime të shumta shëndetësore, në lehtësimin nga sëmundjet. Mund të ndihmojë nëse ia shtoni çajit të nxehtë me limon, për t’ua lehtësuar dhimbjet e fytit dhe kollën”, tha Lambert.