Në periudhat e agjërimit apo mugesës së gjatë të ushqimit, organizmi përballet me sfida të ndryshme, siç janë nevoja për energji të vazhdueshme dhe menaxhimi i ndjesisë së urisë që mund të forcohet gjatë orëve të gjata pa ushqim.
Prandaj në këtë peiudhë është e rëndësishme të zgjidhni ushqime që ofrojnë jo vetëm vlera të larta ushqimore, por edhe prakticitet në përgatitje dhe konsum.
Në këtë kontekst, ne kemi përzgjedhur makaronat si një recetë ideale edhe gjatë muajit të ramazanit për shkak të disa faktorëve kyç.
Pse makaronat?
Së pari, makaronat janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse, të cilat janë esenciale për të ofruar energji të qëndrueshme gjatë ditës. Karbohidratet komplekse hidrolizohen ngadalë, duke siguruar një lirimin e ngadaltë të glukozës në gjak, kjo do të thotë energji më të qëndrueshme dhe menaxhim më të mirë të ndjesisë së urisë. Gjthashtu makaronat janë një burim i mirë i proteinave, kujdesuni të zgjidhni gjithnjë ato me sasi të lartë proteine.
Për më tepër, makaronat janë të shpejta dhe të lehta për t’u përgatitur dhe kombinuar, duke u bërë ideale për ata që kërkojnë ushqime praktike që mund të përgatiten dhe të konsumohen edhe në kushte të ndryshme, si në shtëpi, në punë, apo edhe në udhëtime. Kjo i bën makaronat një ushqim shumë të përshtatshëm edhe gjatë agjërimit, kur koha dhe energjia për përgatitjen e ushqimit mund të jenë të kufizuara.
Çfarë ju sugjerojmë?
Kur bëhet fjalë për shembuj konkretë të gatimeve me makarona që mund të ofrojnë diversitet në dietën e agjërimit, lista e formave, llojeve, kombinimeve dhe gatimeve mbetet e gjatë. Ne kemi përzgjedhur disa lloje makaronash të shijshme me përmbajtje karbohidratesh të mira dhe proteina të larta. Pra nëse po kërkoni vaktin e shpejtë këtë periudhë, zgjidhni spagetit me 14% proteinë nga Pasta Diamond. Makaronat e tyre me grurë të plotë janë një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë një burim të mirë të fibrave dhe vlerave ushqyese, të cilat ndihmojnë në menaxhimin e urisë dhe mbështesin sistemin tretës.
Një recetë e shpejtë dhe e thjeshtë që mund të provoni është Spageti me perime të stinës. Kjo pjatë jo vetëm që është e pasur me karbohidrate komplekse nga makaronat, por edhe ofron një sasi të mirë të vitaminave dhe mineraleve nga perimet. Përgatitja është e thjeshtë: ziejini makaronat sipas udhëzimeve në paketim, shtoni perime të freskëta ose të ngrira që keni në frigorifer, dhe përfundoni me një lugë vaj ulliri për një shtesë të shëndetshme yndyrnash.
Për ata që preferojnë një shije më të lehtë shoqëruese, një tjetër sugjerim është sallata a ftohtë me pene. Sipas sugjerimeve të ekspertëve në Pasta Diamond këtë recetë mund ta përgatisni duke ndezur furrën në 180 gradë, ndërkohë zieni makaronat për 2 minuta më pak se udhëzimet e paketimit. Për të përgatitur salcën shkrini 25 gr gjalp, shtoni 25 gr miell dhe gatuajin itë gjitha për 1 min, shtoni edhe 300 ml qumësht dhe pak djathë në fund. Makaronat e kulluara bashkë me salcën bashkojini në një tavë dhe futini të piqen për 15-20 minuta. Shijojini të ftohta bashkë me ushqime të tjera./Shqip.com