Mëlçia rolin kyç e ka pastrimin e krejt organizmit.
Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të trupit, pasi rregullon yndyrën, ekuilibrin e hormoneve, tretjen dhe qarkullimin.
Alkooli dhe ushqimi i shpejtë janë shkaktarët kryesor të dëmtimit të saj.
Pastrimi i mëlçisë në një mënyrë natyrale: Para së të hani mëngjes ose pini kafe, pini një lugë vaj ulliri me disa pika nga lëngu i limonit.
Pini çaj dhe lëng xhenxhefili më së paku njëherë në javë, por edhe çaji i mentës përmirëson funksionimin e mëlçisë.
Pesë arra në ditë ndihmojnë në eliminimin e helmeve nga organizmi, po ashtu konsumimi i hudhrës në të gjitha mënyrat e mundshme ndihmon në pastrimin e gjakut dhe jua lehtëson punën mëlçisë e veshkave.