Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndihma e parë kur prekeni nga herpesi – Këshilla e dermatologut se si të përshpejtoni shërimin

Herpesi është një fenomen i pakëndshëm që shfaqet shpesh për shkak të ekspozimit ndaj një infeksioni virusal dhe mund të duket shumë i shëmtuar

Fillon me një kruajtje të lehtë, djegie ose ndjenjë të nxehtësisë… Dhe më pas në atë vend del herpesi.

Kjo simptomë prek një numër të madh personash të infektuar me infeksione të ndryshme virusale. Mund të ndodhë edhe në gjendjen që ne e quajmë “ftohje e zakonshme”.

Herpesi mund të shfaqet kudo në fytyrë, por ato zakonisht shfaqen rreth gojës dhe duken të shëmtuara – si flluska të vogla që shpërthejnë dhe qërohen me kalimin e kohës.

Çfarë mund të bëjmë për të hequr qafe herpesin?

Në pesë ditët e para pas shpërthimit të herpesit, ilaçet antivirusale në formë pomadash, kremrash, tabletash ose leukoplasti mund të ndihmojnë në mjekim.

“Gjithmonë rekomandoj të vendosni një fashë (flaster) mbi herpesin, sepse përshpejton shërimin, por fsheh edhe zonën e prekur, e cila shpesh duket e shëmtuar”, thotë dermatologia Dr.Emma Craythorne. Përveç kësaj, zvogëlon rrezikun e infektimit të një personi tjetër.

Në raste të rënda mund të ndodhë që herpesi të përhapet në të gjithë fytyrën, të shfaqet ekzema ose të përhapet në pjesë të tjera të trupit dhe më pas duhet të vizitoni mjekun, i cili do t’ju përshkruajë terapi.

“Pastaj zakonisht jepet një ilaç antiviral dhe ndonjëherë përshkruhen steroid për të qetësuar përgjigjen imune”, shpjegoi Dr. Craythorne.

Youtube

Arkiva

Kategoritë