Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Zbulohen mikroorganizmat përgjegjës për rrudhat e fytyrës

Disa mikrobe që normalisht jetojnë në lëkurën tonë mund të jenë përgjegjës për rrudhat shumë të urryera: ato në fakt lidhen me disa shenja të plakjes së lëkurës që nuk lidhen thjesht me moshën kronologjike.

Zbulimi vjen nga një studim i botuar në revistën Frontiers in Aging, i kryer nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego në bashkëpunim me kompaninë franceze L’Oréal.

Sipas autorëve, ky është studimi i parë që izolon përbërës të veçantë të mikrobiomës së lëkurës, pra grupin e mikroorganizmave që popullojnë lëkurën, të lidhur me shëndetin e saj dhe si rrjedhim i hap rrugën kremrave të së ardhmes.

“Studimet e mëparshme kanë treguar se llojet e mikrobeve në lëkurën tonë ndryshojnë me moshën. Lëkura gjithashtu ndryshon fiziologjikisht me moshën: për shembull, formohen rrudhat dhe lëkura bëhet më e thatë. Por këto ndryshime nuk ndodhin në të njëjtën mënyrë për të gjithë: disa tregojnë lëkurë më të vjetër ose më të re se njerëzit e tjerë të së njëjtës moshë”, shpjegon Se Jin Song nga Universiteti i Kalifornisë, i cili koordinoi studimin.

“Ky studim shënon një hap të rëndësishëm përpara drejt zhvillimit të teknologjive për lëkurë më të shëndetshme dhe me pamje më të re”, theksoi Qian Zheng, kreu i kërkimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë