Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sqarim nga QKUK rreth qarkullimit të fotove të Klinikës së Kirurgjisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dalur me një njoftim në facebook rreth disa fotografive dhe informatave të fundit që po qarkullojnë në media rreth përdorimit të ashensorëve në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK.

Në njoftim ata kanë shkruar: “Qendra Klinike Univerisitare e Kosovës, në lidhje me fotografitë dhe informatat që po qarkullojnë në medie, se një ashensor i Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, përdoret vetëm për shefa dhe drejtorë, sqaron se kjo nuk qëndron dhe nuk paraqet të vërtetën.Në asnjë ashensor nuk ka letër-njoftim të zyrtarizuar, nëshkruar, apo vulosur nga ndonjë drejtor klinike, shef, apo nga organet tjera komptetente në QKUK.”

Më tej, ata gjithashtu shkruajtën: “Dikush qëllimishëm ka vendosur një shkrim dore, kinse ashensori përdoret vetëm për shefa dhe drejtorë, por ky nuk është qëndrim i QKUK-së, meqë të gjithë ashensorët janë në shërbim të pacientëve.

Për hir të korrektësisë, sqarojmë se disa nga ashensorët përdoren vetëm me çip për të pasur më të lehtë bartjen e pacientëve që janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së, nga stafi i autorizuar shëndetësor i klinikave përkatëse.”

Youtube

Arkiva

Kategoritë