Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A mundet ndryshimi i dietës ushqyese të parandalojë alergjitë sezonale

Me afrimin e sezonit të alergjive, shumë prej nesh janë të dëshpëruar për të gjetur mënyra për të lehtësuar simptomat e lodhshme. A mund të bëhen ndryshimet në dietë – një çelës për të luftuar alergjinë ndaj polenit?

Rreth 60 milionë amerikanë kanë rinitit alergjik, një reaksion alergjik ndaj polenit, shkruan burimi Health News.

Mes tjerash, simptomat mund të përfshijnë teshtitjen, rrjedhjen e hundës dhe kongjestionin. Në disa raste, riniti alergjik gjithashtu shkakton inflamacion të syve.

Trajtimi i rinitit alergjik zakonisht përfshin kufizimin e ekspozimit ndaj alergjeneve dhe marrjen e medikamenteve, të tilla si antihistaminet dhe dekongjestantët, ndër të tjera.

Ngrënia e një diete të shëndetshme ka përfitime të shumta shëndetësore – nga rritja e sistemit imunitar deri te ulja e rrezikut të sëmundjeve si diabeti i tipit 2. Megjithatë, provat se ndryshimet dietike mund të parandalojnë ose lehtësojnë alergjitë sezonale janë të kufizuara.

Nuk ka lidhje midis dietës dhe alergjive

Dr. Isabel Skypala, një dietologe konsulente dhe drejtuese klinike për alergjitë ushqimore në Royal Brompton dhe Harefield NHS, thotë se dieta ushqyese nuk ndikon në ashpërsinë e alergjive sezonale.

Kjo do të thotë se ngrënia e disa ushqimeve ose shmangia e të tjerave nuk do t’i ndihmojë njerëzit me alergji.

Përveç nëse kanë sindromën e alergjisë polen-ushqim, në këtë rast ata duhet të shmangin vetëm ushqimet që shkaktojnë simptomat e tyre, të cilat zakonisht janë shumë specifike për personin.

Sindroma e alergjisë polen-ushqim (PFAS), e quajtur edhe sindroma e alergjisë orale, shkaktohet nga alergjenët me reagim të kryqëzuar që gjenden si në polen ashtu edhe në fruta, perime ose disa arra pemore, sipas Kolegjit Amerikan të Astmës dhe Imunologjisë Alergjike (ACAAI).

Sindroma e alergjisë orale (OAS) prek më së shumti personat që kanë alergji sezonale ose rinitit alergjik. Rreth 47% dhe 70% e njerëzve me alergji ndaj polenit vuajnë nga kjo sindromë.

Simptomat e sindromës së alergjisë ndaj polen-ushqimit mund të përfshijnë si më poshtë:

– Kruarja nga goja;

– Gërvishtje fyti;

– Ënjtje e buzëve, gojës, gjuhës dhe fytit;

– Kruajtja e veshëve;

Disa ushqime janë premtuese në reduktimin e simptomave

Shkencëtarët po shqyrtojnë nëse disa ushqime, zakonisht ato që konsiderohen si ilaçe natyrale për shumë kushte, mund të ndihmojnë me alergjitë ndaj polenit. Megjithatë, kërkimet janë ende në fazat e hershme dhe shumë studime janë kryer mbi kafshët.

Për shembull, një studim i vitit 2016 në minj me rinitit alergjik zbuloi se xhenxhefili shtypi prodhimin e proteinave që shkaktojnë inflamacion në gjak, duke rezultuar në parandalimin ose reduktimin e simptomave të alergjisë.

Marrja e lartë e vitaminës C, e gjetur në agrumet, brokoli dhe disa manaferra, reduktoi simptomat e rinitit alergjik te fëmijët e shkollave koreano-jugore, sipas një studimi të vitit 2012. Antioksidantë të tjerë si vitamina A, retinoli, beta karotina dhe vitamina E nuk shkaktuan të njëjtin efekt.

Kurkumin, përbërësi aktiv i shafranit të Indisë, u tregua gjithashtu se zvogëlon reagimin alergjik te minjtë, megjithëse nevojiten kërkime të mëtejshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë