14 Marsi është #MyFreedom Day e organiziar nga CNN-ja. Tani në vitin e saj të 8-të, kjo ditë ka mbledhur studentë nga më shumë se 100 vende që të rrisin ndërgjegjësimin për skllavërinë moderne, duke u fokusuar në punën e detyruar të fëmijëve dhe në më shumë se 3 milionë fëmijëve të detyruar që bëjnë punë që shumica e të rriturve sdo mund t’i perballonin.
Mijëra nxënës nga shkolla nga e gjithë bota, duke filliar nga Kolumbia në Laos, Madagaskari dhe Maldivet po ashtu edhe nxënës të Shkollës Finlandeze nga Kosova, kanë treguar mbështetjen e tyre për viktimat dhe kundërshtimin ndaj kësaj forme skllavërie duke organizuar ngjarje në kampus dhe duke përfshirë asamble, seminare, piktura murale, filma dhe aktivitete të tjera të ndryshme për mbledhjen e fondeve për organizatat e tyre lokale kundër trafikimit.
Gjatë gjithë ditës, CNN Freedom Project do të nxjerrë në pah disa nga këto ngjarje krijuese, të udhëhequra nga studentët, dhe gjithashtu do të dokumentojë histori reale të fëmijëve që mundohen në miniera, fusha dhe fabrika anembanë botës. Historitë e punës së detyruar të fëmijëve nga Brazili, India, Nepali dhe Shtetet e Bashkuara, do të shfaqen në programin e CNN International./CNN