Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dhimbjet e muskujve, lodhja dhe kapsllëku – shenja të mungesës së magnezit!

Energjia metabolike, replikimi i ADN-së, sinteza e proteinave dhe detoksikimi varen nga magnezi

Aftësia e magnezit për t’i dhuruar trupit tonë shumë përfitime, e ka bërë atë të quhet ‘minerali magjik’.

Duke pasur parasysh se magnezi gjendet në shumicën e ushqimeve dhe mund të fitohet përmes suplementeve, është lehtë të mendojmë se konsumojmë mjaftueshëm magnez.

Por, mesatarisht një të rrituri i nevojiten 270-400mg magnez në ditë, varësisht nga pesha e trupit dhe nëse nuk e përmbushni këtë sasi ditore, trupi ju lajmëron përmes simptomave të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Kapsllëku

Kapsllëku shpeshherë është shenjë se duhet ta rritni sasinë e magnezit që e konsumoni.

Dhimbjet e muskujve

Nëse keni dhimbje të muskujve më shpejt se zakonisht, atëherë kjo mund të jetë si rezultat i mungesës së magnezit.

Magnezi shpeshherë përdoret për t’i ndihmuar muskujt të relaksohen dhe parandalon krijimin e acidit laktik.

Lodhja e pashpjeguar dhe ankthi

Nëse e gjeni veten duke vuajtur nga lodhja e vazhdueshme dhe ankthi, atëherë konsumoni më shumë magnez. Magnezi ka aftësinë ta kufizojë lirimin e hormoneve të stresit, ndërsa njëkohësisht vepron si filtër për të parandaluar hormonet të futen në tru. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë