Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Klinika e Onkologjisë: MSh rendit fushat që pritet të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, gjatë ditës së djeshme ka vizituar Klinikën e Onkologjisë për të parë nga afër punimet që po realizohen në proces.

Sipas një komunikate nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se punimet janë orientuar në këto fusha të cilat pritet të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve në Klinikën e Onkologjisë:

– Nga 45 në 95 shtretër.

– Ventilimi qendror, i munguar deri më tani.

– Ambiente komode me standarde moderne.

– Funksionalitet i lartë në qasje për pacientët.

– Aparatura moderne si akselerator i ri me anë të së cilit mundësohen shërbime precize dhe cilësore, është ulur lista e pritjes ne zero. 1 milion e 444 mijë euro është vlera e kësaj paisje investim.

– Zgjerim të Listës së Barnave Esenciale për sëmundjen e kancerit; nga 8 milion sa ishte tani është në 13 milion. Hap tjetër i rëndësishëm është decentralizim i terapisë tabletare tashmë në disa regjione.

– Sigurimi i HPV vaksinave, proces i cili tashmë ka filluar dhe po vazhdon sipas planit dhe dinamikës së punës te vajzat e klasëve të VI- ta, vaksinë kjo e cila do të ndikoj në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës si njëri ndër shkaktarët më të mëdhenjë të vdekjeve pas kancerit të gjirit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë