Gjatë emisionit të së dielës në FAMILJAJONË do të zhvillohen biseda të pasura me ekspertë! Bashkohuni me ne në emisionin e së dielës për të mësuar më shumë për shëndetin e zorrëve dhe rolin e logopedit në parandalimin primar.
???? Diskutime do të zhvillohen me Dr. Avni Haziri, internist dhe gastroenterolog, për rëndësinë e probiotikëve, prebiotikëve dhe synbiotikëve në ushqim. Po ashtu do të mësojmë për ushqimet e rekomanduara dhe kujdesin e nevojshëm gjatë përdorimit të antibiotikëve.
???? Pjesa e dytë e këtij emisioni do t’i kushtohet rolit të logopedit në parandalimin primar: Pse intervenimi i hershëm është kaq i rëndësishëm? Diskutohet po ashtu edhe për planin e përfshirjes së logopedit në institucionet shëndetsore nga Qendra e Mjekësisë Familjare e shumë informacione të tjera.
???? Në fund, do të shpjegohet më shumë për programin IMPACT të shkollës Finlandeze. Në të cilën do të flitet për veçoritë dhe avantazhet e këtij programi inovativ dhe ofertat për regjistrim.
???? Mos e humbisni! Takohemi në terminin tonë të rregullt, në ora 16:00 në Kanal10. Së bashku për njohuri të reja dhe biseda të vlefshme! ????