Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Infermieri i QKUK-së nis grevën para MSh-së, ka gjashtë kërkesa

Infermieri Enlirat Duraku, anëtar i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës, ka nisur grevën para Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Duraku ka deklaruar se greva e tij nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të tij, që janë gjashtë.

“Formimi i Drejtorisë së Infermierisë në QKUK, pagesa e shtesave të tregut dhe shtesave për nëpunës shëndetësor në sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave, pagesën e punës gjatë vikendeve dhe gjatë festave, pagesën e rrezikshmërisë dhe orëve shtesë”, janë disa nga kërkesat që Duraku i ka shpalosur para MSh-së.

Ndonëse ishte e paraparë që të pranishëm të jenë edhe infermierë tjerë, aty u pa vetëm ai. E për mungesë të kolegëve të tij, Duraku thotë se janë frikësuar nga eprorët e tyre.

“Jemi të vetëdijshëm që 99 për qind të infermierëve janë të frikësuar prej shefave të tyre, sidomos eprorëve të tyre, pra frika është shkaku kryesor”, thotë ai

Youtube

Arkiva

Kategoritë