Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimet që ju ndihmojnë të keni një imunitet të fortë

Një sistem i fortë imunitar ndihmon për të mbajtur një person të shëndetshëm.

Një dietë e shëndetshme, e ekuilibruar, luan një rol jetësor.

Ushqimet e mëposhtme mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Boronica

Boronica ka veti antioksiduese, që mund të forcojnë sistemin imunitar. Boronica përmban një lloj flavonoid të quajtur anthocyanin, i cili ka veti antioksiduese, që mund të ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar të një personi. Studiuesit zbuluan se njerëzit që hanin ushqime të pasura me flavonoide, kishin më pak të ngjarë të merrnin një infeksion të traktit të sipërm respirator ose ftohje të zakonshme, në raport me të tjerët.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë përmban antioksidantë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, duke mbrojtur qelizat e trupit nga radikalet e lira. Me gjithë përfitimet e mundshme, çokollata e zezë ka shumë kalori dhe yndyrë, kështu që është e rëndësishme ta hani në mënyrë të moderuar.

Brokoli
Brokoli është një burim i vitaminës C. Ai gjithashtu përmban antioksidantë të fuqishëm, siç është sulforafani. Për këto arsye, është një zgjedhje e mirë që duhet konsumuar rregullisht për të mbështetur sistemin imunitar.

Spinaqi
Spinaqi po ashtu është i rëndësishëm, pasi përmban shumë lëndë ushqyese thelbësore dhe antioksidantë, përfshirë: flavonoids, vitaminë C dhe vitamina E. Gjithashtu, studimet tregojnë se flavonoidet mund të ndihmojnë në parandalimin e ftohjes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë