Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, takoi kryeinspektorin sanitar, Ibrahim Tërshnjaku.
Theks të veçantë pati problemi i moszbatimit në plotni i Ligjit për kontrollin e duhanit që e ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.
Ministri Vitia kërkoi që të njoftohen të gjitha subjektet ku zhvillohet kjo veprimtari se nuk ka arsye për mos respektim të ligjit dhe në këtë drejtim nuk do të ketë asnjë kompromis.
“Në mënyrë që ky synim të realizohet pa pengesa Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Të gjithë ata që nuk respektojnë dispozitat e këtij ligji si individ apo subjekte do të gjobiten nga inspektorët në terren. Ju ftojmë për vëmendje në respektimin e plotë të ligjit.”, thuhet ndërtë tjera në njoftimin e MSh.